Vjen edhe zyrtarizimi, talenti i Liverpoolit transferohet në Gjermani

Tashmë është zyrtare, talenti 20-vjeçar i Liverpoolit, Fabio Carvalho nis një aventurë të re në Gjermani. Mesfushori portugez është transferuar në formë huazimi te Leipzig.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Carvalho ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Leipzigun deri më qershorin e vitit 2024.

Pas transferimit ka folur edhe Carvalho i cili është shprehur shumë i lumtur për këtë lëvizje dhe shpreson të gjejë sa më shumë hapësira. Carvalho pritet të zëvendësojë te Leipzig Dominik Szoboszlai, i cili është pranë transferimit te Liverpooli. /oversport.tv

Foto: rbleipzig.com