“Berat Green Half Marathon” do të jetë gjysmë-maratona e radhës që do të zhvillohet në Shqipëri dhe më konkretisht në qytetin e Beratit. Gjithçka vjen me iniciativën e Bashkisë së Beratit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit është njoftuar se më datën 9 prill në prej orës 9:30 do të mbahet edicioni i parë i këtij eventi që shkon përtej sportit.
Në këtë gjysmë-maratonë atletika bashkohet me natyrën e bukur të Beratit dhe padyshim kulturën shekullore që ky qytet mbart. Garuesit do të vrapojnë në kalldrëmet e Berarit, kalanë shekullore, si dhe përgjatë panoramës fantastike që ofron lumi i Osumit në këtë qytet.
Me një mesazh të fortë për ruajtjen e mjedisit, ky event feston trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore të qytetit duke sjellë jo vetëm atletë, por edhe dashamirës të kulturës dhe natyrës. Gjatë këtij eventi do të zhvillohen 2 gara, një gjysmë-maratonë dhe një garë prej 10 kilometrash, ku kombinuar me pasuritë e këtij qyteti, e kthen gjithçka në një eksperiencë të paharrueshme. /oversport.tv
View this post on Instagram