Vjen fitorja e parë me Genoan, Sheva “peshkon” Milanin në 1/8 e finales

Më në fund vjen edhe fitorja e parë e Shevchenkos në krye të pankinës së Genoas. Pas humbjes në derbi, kuqeblutë reagojnë në Kupën e Italisë ku arrijnë të kualifikohen mes 16 skuadrave më të mira të turneut, falë fitores shtëpiake 1-0 përballë Salernitanës.

Ka qenë një ndeshje e ekuilibruar, por ka qenë Ekuban ai që ka zhbllokuar sfidën me një gol me kokë në minutën e 76-të të takimit, një gol që ka kualifikuar në turin tjetër skuadrën kuqeblu.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Në 1/8 e finales përballë skuadrës së Shevchenkos do të jetë Milani i Piolit. Salernitana konfirmon momentin e keq që po kalon dhe pas këtij eliminimi do të fokusohet tek mbijetesa në Serie A.

Kupa e Italisë- Turi i dytë (eliminim direkt)

Genoa-Salernitana 1-0

Ekuban 76’