Vlahovic më mirë se Ronaldo e Immobile, shifrat nuk kundërshtohen dot

E ardhmja e tij nuk do të jetë më në Firenze, pasi ka refuzuar të rinovojë me klubin, por Dusan Vlahovic e ka lënë shenjën e tij tek skuadra e Fiorentinës, duke shënuar 35 gola në 91 ndeshje të luajtura.

Madje në vitin 2021, serbi ka shënuar 21 gola, duke u bërë sulmuesi që ka shënuar më shumë gola gjatë këtij viti kalendarik në Serie A.

Vlahovic ka lënë pas emra si Cristiano Ronaldo (kur luante me Juventusin) dhe Ciro Immobile, që kanë gjetur rrugën e rrjetës 17 herë këtë vit.

Lautaro Martinez, Lorenzo Insigne, Simy dhe Luis Muriel kanë shënuar 16 gola deri tani në kampionatin italian prej fillimit të vitit. /Oversport.tv