Në pritje të vendimit përfundimtar të drejtësisë sportive, në kampin e Juventusit po mendojnë që tani për skenarët e ndryshëm të merkatos.
Dusan Vlahovic mund të sakrifikohet këtë verë, por bardhezinjtë nuk po rrinë duarkryq, madje kanë gjetur që tani zëvendësuesin e sulmuesit serb.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Juventusit përveçse kanë vendosur që të blejnë përfundimisht kartonin e Milik, në rast të një largimi të Vlahovic, do të synojnë të kthejnë në Itali, Gianluca Scamacca, që aktualisht militon në radhët e West Ham. / Oversport.tv