Vlahovic nuk mjafton, Juventusi “fut” hundët për objektivin e Interin

Juventusi është shumë pranë zyrtarizimit të Dusan Vlahovic. Kanë mbetur disa detaje për t’u mbyllur gjithçka, pasi në parim me Fiorentinën dhe lojtarin ka marrëveshje.

Bardhezinjtë gjithsesi po punojnë edhe në një pistë tjetër. Arthur Melo kërkohet në huazim nga Arsenali dhe trajneri Massimiliano Allegri pret një zëvendësues për të.

Nahitan Nandez është emri që ka dalë në skenë. Lojtari i Cagliari kërkohet edhe nga Interi dhe luan në krahun e djathtë dhe si mesfushor qendre. / oversport.tv