Vlerësohet në një mënyrë të veçantë, ja kush fiton çmimin “Fusha më e mirë” në Serie A

Stadiumi “Gewiss” i Bergamos fiton Çmimin “Fusha më e mirë” e sezonit sportiv 2022-2023. Edhe për kampionatin që sapo u mbyll, terrenet e lojës së Serie A janë vlerësuar në përfundim të çdo ndeshjeje në bazë të performancës teknike të fushës si dhe anës estetike dhe në fund është dhënë çmimi “Fusha më e mirë” e sezonit.

Renditja përfundimtare vendoset nga votat e kapitenit të skuadrës mike, të gjyqtarit të ndeshjes, të regjisorit që prodhon transmetimin televiziv të eventit dhe nga agronomë. Votat e të gjithë këtyre kanë bërë që stadiumi i Bergamos të fitojë çmimin si fushë më e mirë në Serie A.

Një vlerësim për Stadiumi “Gewiss”, që vitin e kaluar renditej i dyti në këtë klasifikim special. / Oversport.tv

Foto: Atalanta B.C. Twitter