Vllazni, Balaj është lojtar i lirë: Do doja të kishin shkuar ndryshe gjërat!

Bekim Balaj largohet nga Nizhny Novgorod dhe tashmë është lojtar i lirë. Sulmuesi shkodran, 31 vjeç, u aktivizua më këtë klub në 15 ndeshje – 12 titullar – dhe nuk mundi dot të provonte shijen e golit në kampionatin rus, ku kishte luajtur më parë me Akhmat Grozny.

Balaj ka folur për faqen e klubit rus pas largimit dhe mes të tjerash thotë: “Isha i lumtur që u riktheva në Rusi, për të treguar sërish forcën time në këtë kampionat.

Kishim një ekip të mirë dhe luftuam në çdo ndeshje. Sigurisht do të doja që gjërat të shkonin ndryshe. Gjithsesi ky është futbolli.

Ndoshta është koha për një ndryshim edhe për mua. Dua t’u uroj djemve fat dhe uroj të qëndrojnë në Premier League”. Bekim Balaj në të shkuarën është lidhur me një rikthim te Vllaznia dhe ndoshta ky mund të jetë momenti që shkodranët ta tentojnë sërish. / oversport.tv