Vllaznia-Dinamo përmbyll javën, sytë në stadiumin “Loro Boriçi”

Abissnet Superiore mbyll javën e pestë me një duel klasik të futbollit shqiptar. Sonte në mbrëmje, prej orës 19:45, në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” zbresin Vllaznia dhe Dinamo.

Një duel i tëri për t’u parë, mes dy ekipeve që kërkojnë të ndjekin Tiranën kryesuese të kampionatit. Vllaznia e Dinamo nuk janë fshehur asnjë moment dhe fanella ua imponon të luftojnë për titull.

Blutë nuk do të kenë Gavazajn sot, ndërkohë që edhe Ali Samake pak shanse ka të jetë i gatshëm për trajnerin Bledi Shkëmbi.

Gjithsesi askush nuk i qan mungesat, Vllaznia-Dinamo me një numër të madh tifozësh në stadium motivon çdo futbollist që do të jetë në fushë. / oversport.tv

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 5

E hënë, më 18 tetor, ora 19:45
Vllaznia-Dinamo

E shtunë, më 16 tetor
Laçi-Egnatia 0-1
Kastrioti-Skënderbeu 2-0

E diel, më 17 tetor
Partizani-Kukësi 1-1
Teuta-Tirana 2-3

/ oversport.tv