Vllaznia e Partizani “ujq” në mbrojtje, Kukësi ekip që bën më pak faulle

Ku është mbyllur gjysma e parë e kampionatit, FSHF ka publikuar një analizë për ekipet e Abissnet Superiore për të treguar se cilat janë skuadrat që kanë më shumë intensitet në fazën mbrojtëse.

Vllaznia dhe Partizani janë sy skuadrat me më shumë intensitet në prapavijë, pasi numërojnë më shumë topa të rikuperuar nga ekipet e tjera, me një numër faullesh të pranueshëm.

Në tabelën e publikuar nga FSHF, vihet re që ekipi që shkakton më shumë faulle është Kastrioti (15.37) dhe më pas vjen Tirana (15.24)e vendit të parë. Podiumin e mbyll Partizani (14.55).

Skuadra që shkakton më pak faulle është Kukësi. Edhe rikuperimet ky ekip i ka të pakta. Vetëm Skënderbeu rikuperon më pak topa se verilindorët e Diego Longo. / oversport.tv

Statistikat e ekipeve te Superiores per faullet dhe rikuperimet