Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë për femra

Vllaznia është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për femra në futboll për edicionin e 13-të të këtij kompeticioni!

Në finalen e Kupës që u zhvillua këtë të hënë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, shkodranet u përballën me ekipin e Tiranës, duke i mundur me rezultatin 7-0.

Golat e kësaj sfide u realizuan nga Doçi (2) Gjini (2), Kodra e Curraj, teksa bardheblutë i dhuruan një gol vajzave kuqeblu, me Kotaren. Vllaznia dominoi në të dyja pjesët e lojës, me katër gola të realizuar në fraksionin e parë dhe tre gola të realizuar në pjesën e dytë.

Për ekipin e Vllaznisë, kjo është hera e nëntë radhazi që merr Kupën e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm në futbollin shqiptar, ndërsa për ekipin e Tiranës, që prej dy vitesh konkurron denjësisht edhe në kampionatin e femrave, kjo është hera e parë që merr pjesë në një finale të tillë. / Oversport.tv

Foto: fshf.org