Darko Bulatovic shqetëson Vllazninë. Mbrojtësi i krahut të majtë është dëmtuar në seancat stërvitore dhe do të mungojë gati një muaj.
Malazezi ishte titular në ndeshjet e kupave të Europës, ndërsa ditën e djeshme në miqësoren kundër Besës nuk mund të aktivizohej prej dëmtimit.
Transferimi i Esin Hakajt në momentet e fundit i ka dalë për mirë Vllaznisë. Shkodrani kështu do të ketë mundësinë të jetë titullar në ndeshjet e para të kampionatit. / oversport.tv