Elvis Plori nuk do të jetë trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka dalë me deklaratë mbrëmjen e sotme. Humbja me Tiranën të shtunën ka sjellë këtë lëvizje.
Në fakt është disi e çuditshme, pasi Ploti mbetet pjesë e klubit në një rol tjetër teknik që nuk qartësohet në deklaratën e klubit shkodran. Ndërkohë që trajneri i ri do të jetë Mirel Josa, pasi është zyrtarizuar nga klubi shkodran.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin.
Falënderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë ketyre 2 viteve për ringritjen e klubit tonë dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë”, thuhet në komunikatën e Vllazninë. / oversport.tv