Vllaznia në zi, shuhet një nga emrat më të shquar të futbollit shkodran

Nikoll Gjergji, ish-futbollist dhe ish-trajner i Vllaznisë është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e jep vetë klubi shkodran përmes një postimi në rrjete sociale.

“Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia ne vitet ’60, Nikoll Gjergji.

Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur, por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruhet në postimin e Vllaznisë. / oversport.tv