Vllaznia nuk ia del dot, Linfield mposht shkodranët dhe i vështirëson kualifikimin

Vllaznia nuk ka mundur dot të shmangë humbjen në ndeshjen e parë të kualifikuesve të Conference League duke u mposhtur me shifrat 3-1 nga Linfield në Irlandën e Veriut..

Në pjesën e parë, skuadra shkodrane mbajti një lojë të ekuilibruar duke shkuar në dhomat e zhveshjes në barazim pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë, Vllaznia nuk mbajti dot qëndrueshmëri duke u ndëshkuar tre herë.

Brenda 10 mintash, McKee ishte ai që shënoi dy herë për Linfield dhe pas disa minutash, goli I tretë u shënua nga Scott. Ndërsa Vllaznia e shënoi golin e vetëm me anë të Juric. Javën e ardhshme do të luhet sfida e kthimit, ku kualifikimi duket thuajse i pamundur për Vllazninë. /oversport.tv