Vllaznia përforcon mesfushën, Kristijan Vulaj vishet kuqeblu

Vllaznia njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Kristijan Vulaj, që do të luajë me kuqeblutë sezonin e ardhshëm.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë akordin me futbollistin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë.

Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj.

KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu! Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran. / Oversport.tv