Vllaznia “shfryhet” te 21-vjeçarët, 7 gola nga prurjet e merkatos

Vllaznia paralajmëron Labërinë, që i mundi në ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët kanë zhvilluar ditën e sotme një test brenda familjes.

Skuadra e Brdaric është përballur me ekipin e 21-vjeccarëve dhe ka fituar me rezultatin e thellë 7-0. Të gjithë golat janë shënuar nga prurjet e verës, nga lojtarë të huaj.

Mustedanagic shënoi dy golat e parë brenda 10 minutave, të vetmit në pjesën e parë. Heric mori stafetën, duke realizuar tre gola. Në fund radhën e pati Aralica, autor i dy golave.

Vllaznia-Vllaznia U21 7-0
Shënues:
Mustadanagic 16’, 26’, Heric 47’, 51’, 54’, Aralica 70’, 89’

/oversport.tv