Vllaznia vazhdon përgatitjet për Europën, miqësorja e tretë mbyllet në barazim

Vllaznia vazhdon përgatitjet për Kupat e Europës, ku skuadra e cila po stërvitet nën urdhrat e Migen Memellit ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë. Sfida këtë herë ishte ndaj Igman Konjic dhe përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Asnjë nga skuadrat nuk arriti dot të zhbllokonte rezultatin, ndërsa Memelli provoi edhe disa nga lojtarët që pritet të jenë titullarë në përballjen europiane ndaj Linfield. Formacioni i shkodranëve përbëhej nga Qarri, Dragoshi, Stojanovic, Juric, Smajli, Boshnjaku, Cheshmedjiev,  Alivoda, Mala, Gruda dhe Bekim Balaj.

Sa i përket sfidës në Conference League, Vllaznia do të përballet ndaj Linfield fillimisht në transfertë më 13 korrik, e më pas do të presë irlandezo-veriorët në Loro Boriçi më 20 korrik. /oversport.tv