Volejboll: Tjetër humbje për kuqezinjtë, Shqipëria përmbyset nga Zvicra

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj është mposhtur 3-1 nga Zvicra në ndeshjen e radhës eliminatore të kampionatit Europian 2023, një sfidë që është transmetuar Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Djemtë kuqezi kanë nisur shumë mirë ndeshjen dhe kanë fituar setin e parë 25-23. Edhe seti I dytë ka qenë I luftuar, por në fund kanë triumfuar zviceranët 25-20.

Vendasit marrin zemër dhe fitojnë edhe setin pasardhës 25-16. Shqipëria dorëzohet në setin e katërt, të cilin e humbet 25-10 dhe gjithë takimin 3-1. / Oversport.tv