Volejbolli bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, në Tiranë luhet Kupa e Pavarësisë

Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), organizon në datat 25, 26 dhe 27 nëntor 2022 “Kupën e Pavarësisë”.

Në këtë turne, i cili do të zhvillohet në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë në Farkë, do të marrin pjesë 4 ekipe nga Shqipëria dhe 4 ekipe nga Kosova, përkatësisht 2 ekipe femrash dhe 2 ekipe meshkujsh.

Në turneun e femrave do të marrin pjesë ekipet e Skënderbeut dhe Partizanit nga Shqipëria si dhe Drita dhe Fer Volley nga Kosova.

Në turneun e meshkujve Shqipërinë do ta përfaqësojë Tirana dhe Partizani, ndërsa Kosovën, skuadrat e Pejës dhe Lubotenit. / Oversport.tv