Sot në orën 16:30 në ekranin e Oversport mund të ndiqni sfidën Shakhtior Soligorsk- Hebar Pazardzhik, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League në Volejboll për meshkuj.
Ndeshja e parë në Bullgari është fituar 3-2 nga Shakhtiori, që sot në shtëpi kërkon një tjetër sukses, që të kualifikohet në turin e tretë të këtij turneu.
Bjellorusët janë favoritë për të vazhduar më tej dhe nëse kalojnë me sukses Hebar Pazardzhik në sfidën e sotme, në raundin e tretë do të përballen me Olympiacos Piraeus (në një sfidë me dy takime) për një vend në fazën e grupeve të Champions League në Volejboll për meshkuj.
Ndërkohë është përcaktuar çifti tjetër i turit të tretë kualifikues, (që do të vendosë biletën tjetër për në fazën e grupeve), Sport Lisboa e Benfica- ČEZ Karlovarsko.
Të gjitha këto sfida, ashtu si dhe ndeshjet e fazës së grupeve janë një ekskluzivitet i Oversport dhe do të transmetohen Live për publikun e kësaj platforme.