Vora argëtohet në shtëpi përballë Ilirisë, Sopoti merr kreun provizorisht

Edicioni i Kategroisë së Dytë zhvilloi sot katër ndeshje në Grupin A të vlefshme për javën e shtatë. Vora shkatërron miqtë e Ilirisë me rezultatin e thellë 4-0. Vendasit momentalisht afrohen në renditje të kampionatit me vendin e parë me 14 pikë të grumbulluara.

Sopoti merr një fitore të rëndësishme duke mposhtur në një sfidë delikate jashtë Shënkollin me shifrat 3-1. Me këtë fitore miqtë arrrijnë të pozicionohen në vendin e parë me 16 pikë.

Veleçiku arriti të marrë një fitore të lehtë përballë vendit të fundit Gramshit me rezultatin e pastër 3-0 dhe ngjiten në renditje të Kategorisë së Dytë.

Valbona arrin të marrë një fitore me vështirësi  në transfertë përballë Murlanit me rezultatin e ngushtë 1-0. Thellohet kriza për këta të fundit të cilët afrohen me zonën e ftohtë. /oversport.tv

VORA – ILIRIA 4-0

KSSH VELEÇIKU KF GRAMSH 4-0

K.F MURLANI  VALBONA FK 0-1

SHËNKOLLI   KF SOPOTI 1-3