Vorbulla Kostic, një shkronjë e harruar në email i mohoi transferimin te Lazio

Filip Kostic nuk u transferua te Lazio dhe tashmë po zbulohen edhe prapaskena të atyre gjërave që kanë ndodhur. Gianluca Di Marzio shkruan se Eintracht Frankfurt ia ka hedhur lojtarit.

Gjërmanët thuhet se i kanë dhënë Lazios emailin e gabuar dhe kur Kostic është ineresuar, përgjigja e klubi ka qenë se italianët nuk kanë bërë asnjë ofertë.

Kjo e ka habitur serbin e “Shqiponjave”. Menaxheri i tij, Fali Ramadani, i ka treguar atij ofertën e bërë nga Lazio përmes emailit.

Me ta zbuluar këtë gjë, Kostic më pas ka refuzuar të stërvitet me Eintracht Frankfurt. Oferta që Lazio kishte bërë për Eintracht Frankfurt ka qenë e konsiderueshme.

Klubi i kryeqytetit Italian kishte ofruar 10 milion euro për kartonin e anësorit të krahut të majtë. Të njëjtën shifër donin edhe gjermanët, por me 3 milion euro bonuse dhe jo 2 sa Lazio kishte propozuar.

Gjithsesi nga Gjermania versioni është tjetër. Eintrach Frankfurt pretendon se italianët e kanë shkruar emailin gabim, pa shkronën “K” dhe se Lazio e ka pranuar gabimin e bërë.