Vorskla këmbëngul për Seferin, Tirana pretendon miliona për yllin e saj

Tirana rrezikon që të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, goleadorin Taulant Seferi. Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, ukrainasit e Vorskla Poltava i kanë bërë një ofertë zyrtare drejtuesve bardheblu për sulmuesin.

Ukrainasit ofrojnë rreth 500 mijë euro për kartonin e lojtarit, si dhe një pagë të majmë për Seferin, që sezonin e kaluar shënoi 19 gola sezonin e kaluar.

Presidenti Halili pretendon më shumë për të lënë të lirë lojtarin, por tashmë është e qartë që sulmuesi nuk konsiderohet i pashitshëm. / Oversport.tv