Vrioni gol edhe në kampionat, Camaj spektakël në sytë e Asanit e Prengës

Giacomo Vrioni dhe Driton Camaj ishin protagonistë ditën e sotme. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi goli e avantazhit për ËSG Tirol kundër Austria Vienna.

Për sulmuesin e Shqipërisë, që Juventusi e ka huazuar në Austri, ishte goli i pestë sezonal në kampionat, ndërsa para pak ditësh shënoi edhe në kupë.

Camaj ndërkohë shpërtheu në Hungari me Kisvarda. Sulmuesi nga Tuzi zëvendësoi Jasir Asanin, autor i një asisti në fitoren që Kisvarda mori kundër Zalaegerszegi me rezultatin 5-0.

Anësori i majtë shënoi tre gola për 13 minuta, duke i befasuar të gjithë. Deri më tani nuk kishte shënuar asnjë gol në kampionat në këtë sezon. Në fushë ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Herdi Prenga, që iu gëzua tre pikëve që e mbajnë Kisvarda në vendin e parë./ oversport.tv