Vrioni nuk ndalet dhe shënon tripletë me Tirol, gol edhe Muçi me Legian

Giacomo Vrioni vazhdon të shkëlqejë në kampionatin austriak. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë tre gola në sfidën e fundit që Tirol luajti kundër Wolfsberger.

Ai hapi siparin e golave në këtë ndeshje në minutën e 26, ndërkohë që realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë. Kjo tripletë e çon atë në kuotën e 8 golave në 15 ndeshje të kampionatit.

Ndërkohë, gol ka shënuar edhe shqiptari tjetër, Ernest Muçi. Ai u aktivizua titullar në humbjen e Legias nga Gornik. Ishi i Tiranës shënoi golin e dytë në sfidën që përfundoi 3-2 për vendasit. /oversport.tv