Giacomo Vrioni e ka nisur mirë sezonin në Austri, ku është pjesë e WSG Tirol. Në pesë ndeshje sulmuesi shqiptar ka shënuar 3 gola dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për Tuttosport, ku flet për kalimin në kampionatin austriak, sulmuesi shembuj dhe për CR7 e Juventusin që zotëron kartonin e tij.
“Një eksperiencë në një kampionat të huaj ka qenë gjithmonë ëndërr e imja. Juventusi dhe agjenti im më ofruan këtë mundësi dhe nuk e hodha poshtë. Jam gjithnjë e më i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë. Gjeta një mjedis të mirë, një ekip të shkëlqyer dhe një klub super të organizuar”.
“Që fëmijë kam pasur pikë të dobët Bobo Vierin. Tani shikoj me kujdes lojtarë si Lewandowski, Benzema dhe Cristiano Ronaldo. Me këtë të fundit pata kënaqësinë të stërvitem për një vit e gjysmë te Juventusi”.
“CR7? Gjëja e parë që vjen në mendje, përveç faktit se është një makineri perfekte në gjithçka, është profesionalizmi. Gjithashtu mësova shumë te Juventusi nga Dybala dhe Morata, me të cilët krijova një miqësi të mire”.
Fjalët e Ronaldos? “Cristiano një herë më mori mënjanë dhe më tha diçka shumë të bukur. E mbaj në zemër, si sekret. Unë kurrë nuk ia kam thënë askujt, madje as miqve të mi më të ngushtë. Kurrë nuk do ta them. Shokët e mi të skuadrës te Tiroli më bëjnë shumë pyetje për Juventusin, jo vetëm për Ronaldon. Mbrojtësit janë të intriguar nga Chiellini, De Ligt dhe Bonucci”. / oversport.tv