Vuajti pasojat e sherrit Lotito-Tare, djali i drejtorit shqiptar drejt Austrisë

Disa javë më parë klubi i Lazios ka përgënjeshtruar zyrtarisht zënkën mes presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare dhe në të njëjtën kohë njoftoi se në strukturat drejtuese të klubit do të hynte edhe Angelo Fabiani (njeri i besuar i Lotitos, që ka qenë edhe te Salernitana), i cili do të drejtonte skuadrën e femrave të klubit si dhe skuadrat e të rinjve.

Ndonëse sipas klubit u vendos paqe mes drejtuesve më të lartë, duket se Lotito ka përdorur Fabianin për të goditur Taren. Në këtë rast, pasojat e kësaj “lufte” i ka vuajtur djali i drejtuesit shqiptar, Etienne Tare, të cilit nuk i është rinovuar kontrata me skuadrën e të rinjve.

Sulmuesi 18-vjeçar, që për momentin është një lojtar i lirë, me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në Austri. Burime për Oversport bëjnë me dije se Etienne Tare është shumë pranë firmës me Austrinë e Vienës. / Oversport.tv