Vucic sulmon qeverinë australiane: Torturuat Djokovic për shkak të zgjedhjeve

Çështja Novak Djokovic që tërhoqi vëmendje mbarë botërore nuk mund të kalonte pa u komentuar edhe nga presidenti i Serbisë. Aleksandër Vucic ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë australiane dhe Kryeministrin Scott Morrison  i cili sipas tij është duke luajtur politikisht me ngjarjen në prag  të zgjedhjeve në Australi.

Vucic përdor fjalën torturë për atë që i ndodhi tenistit serb sepse pas 11 ditësh, gjykata australiane vendosi ti qëndrojë vendimit të ditës së parë. Jo vetëm kaq por, presidenti i Serbisë e cilëson gënjeshtare  trupën që gjykoi Novak Djokovic sa i përket argumenteve se më pak se 50 % e qytetarëve serb janë të vaksinuar.

“Ju e patë sesi  prokurorët mashtruan për procesin tonë të vaksinimit. Thjeshtë gënjejnë. Ata thonë që kemi më pak se 50%  të qytetarëve të vaksinuar ndërkohë që shifra zyrtare e jona është 58 %. Kjo është shifër më e lartë se shumë shtetet të Bashkimit Evropian.

Argument i pakuptimtë por që përdoret gjerë në metodat Oruelliane”. Kështu është shprehur Alesksandër Vucic ndërsa tregon se pret me padurim të mirëpresë Djokovic në Serbi atje ku të kushdo sportist nuk do të trajtohej kurrë si në Australi. /Oversport.tv