Vukiçeviç: Zhvilluam një ndeshje të dobët, kush zbret në fushë duhet të japë maksimumin

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç ka folur për Oversport pas humbjes përballë Egnatias. “Nëse flasim për ndeshjen, nuk mendoj se duhet të humbisnim. Ekipi kundërshtar u mbyll mirë dhe ishte kompakt. Ishte e vështirë të bënim gjëra të mira në sulm.

Zhvilluam një ndeshje të dobët, nuk krijuam shumë në sulm. E dinim që ata do të mbroheshin. Kemi provuar ti çajmë nga krahët, por nuk arritëm. Ata shënuan dhe ne jo. Futbolli luhet për gola dhe prandaj ata fituan. Ata fituan sepse ne nuk luajtëm mirë.

E vërteta është se kishim probleme me mungesat e lojtarëve para ndeshjes, por ky nuk është justifikim për ata që luajtën. Të gjithë ata që zbresin në fushë duhet të japin maksimumin. Duhet të gjejë një zgjidhje, si të shënojmë. Më pëlqeu reagimi i skuadrës në minutat e fundit.

Egnatia macja e zezë? Shpresoj që jo, por edhe vjet humbëm. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Skuadrat janë të ndryshme dhe shpresoj që të mos jetë e njëjta situatë si sezonin e kaluar”, ka thënë tekniku i Laçit. / Oversport.tv