Wanda Nara: Jam single, pranë meje dua një mashkull të vërtetë

Wanda Nara kthehet të flasë për situatën e saj sentimentale. Dhe e bën këtë pa përdorur lojëra fjalësh. “Nga tetori i vitit 2022 jam beqare dhe po argëtohem. Mashkulli im? Duhet të jetë inteligjent, i apasionuar në atë që bën, duhet të jetë një hamshor, një person i matur dhe i sigurt, që të kujdeset për mua, të më respektojë dhe të më bëjë surpriza”, u ka thënë bukuroshja argjentinasve fansave të saj në Instagram, duke u përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve.