Wanda thyen heshtjen: Fala tradhtinë, gjëra që ndodhin mes çifteve

Wanda Nara thyen heshtjen për sa i përket çështjes bashkëshortore me Mauro Icardin. Kohët e fundit është përfolur për një krizë mes çiftit ku janë zbuluar fakte që konfirmojnë se sulmuesi argjentinas e ka tradhtuar me modelen China Suarez.

Në një intervistë për Argentine TV, ajo sqaron të gjithë situatën e krijuar. “Jam grua e modës së vjetër dhe një mesazh i vogël i dyshimtë, për mua është divorc. Nuk kemi pasur probleme të tilla. Betohem për 5 fëmijët e mi. Kur e pashë atë mesazh, mora fëmijët dhe u nisa për në Itali”.

TRADHËTIA- “Kemi folur shumë, ai më tha të mendoja për fëmijët. Ishte gabimi i jetës së tij, mund t’i ndodh çdokujt. Gjëja më e rëndësishme është që ia dolëm ta vazhdonim lidhjen.

Ai mund të vazhdojë të jetë bashkë me mua dhe do të doja të vazhdoja me të sërish. Ka kërkuar falje dhe unë besoj tek falja. Gjithçka ndodh për një arsye, e rëndësishme është dashuria. Kishim mundësinë të zgjidhnim njëri-tjetrin sërish”. /oversport.tv