Warrios e Nets “flakë” në NBA, Boston Celtics nuk pyet për Lakers

Golden State Warriors dhe Brooklun Nets nuk kanë falur në NBA. Warriors kanë mposhtur Detroit Pistons me rezultatin 105-102, në një ndeshje ku krijuan epërsi në tre periodat e para dhe në fund iu gëzuan fitores në Michigan. Shkëlqyen Jordan Poole dhe Andrew Wiggins, që realizuan 32 dhe 27 pikë secili.

Brooklyn Nets bënë detyrën kundër Orlando Magic dhe fituan 115-133, në një ndeshje që kryesuesit e Konferencës së Lindjes e nisën keq, me një disavantazh prej 16 pikësh. Më pas erdhi reagimi dhe Nets në fund të periodës së tretë kishin 7 pikë më shumë. James Harden ishte ylli i mbrëmjes, me 36 pikë, 8 asiste e 10 rebeounds.

Phoenix Suns ka mposhtur sërish Dallas Mavericks, këtë herë me rezultatin 112-104. Gjithçka u vendos në periodën e fundit të takimit, në të cilën Suns shënuan 13 pikë më shumë dhe siguruan fitoren.

Chicago Bulls ka fituar një duel të vështirë kundër Denver Nuggets, me shifrat 114-108. Zach LaVine (36 pikë, 4 asiste, 5 rebounds) dhe DeMar DeRozan (26 pikë, 4 asiste, 6 rebounds) udhëhoqën “demat” drejt triumfit, duke zhvlerësuar paraqitjet e mira të Aaron Gordon (28 pikë, 4 asiste, 9 rebounds) dhe Will Barton (23 pikë).

Los Angeles Lakers është mposhtur nga Boston Celtics 108-130, edhe pse në parket ishin Lebron James (23 pikë) dhe Anthony Davis (31 pikë). Jayson Tatum ishte fantastik në krahun tjetër me 37 pikë e 11 rebounds, ndërkohë që edhe 4 basketbollistë shënuan më shumë se 10 pikë (Schroder dhe Smart +20).

/ oversport.tv