West Ham merr hak ndaj United, Broja kundër Chelsea në Carabao Cup

West Ham hakmerret ndaj Manchester United në Carabao Cup, ndërkohë që janë kualifikuar në fazën e 1/8-ve edhe skuadra si Arsenal, Chelsea, Leicester dhe Tottenham.

Çekiçët e Londrës fituan ndaj “Djajve të kuq” me rezultatin minimal 1-0 në “Old Trafford”. Autori i goli ishte Lozano që në minutën e nëntë, ndërkohë që djemtë e Solskjaer nuk ia dolën dot ta ndryshojnë rezultatin.

Arsenali e pati të thjeshtë kundër Wimbledon, pasi fitoi 3-0 me gola të Lacazette (penallti), Smith Rowe dhe Nketiah. Leicester gjithashtu ka bërë detyrën, duke mposhtur Milëall, kurse për Chelse e Tottenham nuk ishte e lehtë.

Blutë e Londrës barazuan 1-1 me Aston Villa dhe pas 90 minutave u desh të gjuheshin penalltitë. Lojtarët e Chelsea ishin më të saktë (4-3) dhe u kualifikuan. Tottenham eliminoi Wolves.

“Spurs”-at shënuan me Ndombele dhe Kane, por “Ujqit” u kundërpërgjigjen me Dendoncker dhe Podence. Kur erdhi momenti i penalltive, te Tottenham shënuan 3 gola, kundrejt dy të Wolves.

Më poshtë ju sjellim edhe çiftet në raundin tjetër të Carabao Cup, ku bie në dueli mes West Ham dhe Manchester City, si dhe ai i Southampton të Brojës që ndeshet me Chelsea. / oversport.tv