Midis Georginio Wijnaldum dhe Paris Saint-Germain nuk ka një “martesë” të lumtur dhe dëshira e lojtarit është që të largohet nga kryeqyteti francez. Sipas asaj që raporton Sky Sports, mesfushori nuk është i kënaqur me hapësirat që ka në klubin aktual.
Për rrjedhojë ai po mendon të transferohet në një klub tjetër. Edhe pse largimi qe në merkaton e janarit nuk duket si një mundësi, ai mundet të largohet në verë. Gjithmonë sipas Sky Sports, mundësia më e madhe është që ai të rikthehet në Premier League.
Në “pole position” qëndron ekipi i Arsenal. “Topçinjtë” janë në kërkim të një mesfushori dhe eksperienca e Wijnaldum do të ishte shumë e vlefshme për Mikel Arteta. Ky i fundit e konsideron holandezin si përforcimin perfekt për mesfushën e Arsenal. /oversport.tv