Wijnaldum: Nuk e prisja por te PSG nuk jam i lumtur

Mesfushori i PSG, Georginio Wijnaldum është shprehur i zhgënjyer nga aventura e tij e re në Francë. Holandezi nuk ka gjetur hapësirat e duhura këtë fillim sezoni dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak atij.

“Isha vërtet i lumtur në fillimet e mia për eksperiencën e re me PSG, por më pas fillova të mos luaj më. Kjo është një situatë e re për mua, është e vështirë. Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse nuk është kjo ajo që prisja”, u shpreh mesfushori holandez.

Wijnaldum u transferua në merkaton e verës me parametra zero nga Liverpool drejt kryeqytetit francez. Holandezi ka zhvilluar deri tani 11 ndeshje ku nuk ka shënuar asnjë gol, si dhe nuk ka asistuar asnjëherë për shokët e ekipit. Paraqitjet e dobëta të holandezit kanë detyruar trajnerin Pochettino ta ulë në stol duke mos i dhënë hapësirën e duhur në formacionin parizien. /oversport.tv