Po afrohet fillimi i Slamit të tretë sezonal, që do të zhvillohet nga 27 qershori deri në 10 korrik në Londër dhe organizatorët e turneut të Wimbledonit kanë publikuar listën e 32 tenistëve që do të jenë koka serie në kategorinë e meshkujve.
Në mungesë të numrit një të renditjes botërore, Medvedev, që është i përjashtuar nga turneu bashkë me të gjithë atletët rusë dhe bjellorusë, ai që qëndron në krye të shortit është Djokovic.
Nadal është numri 2 i turneut, i ndjekur nga Ruud, Tsitsipas dhe Alcaraz. Në këtë listë janë edhe 3 tenistë italianë: Berrettini (8), Sinner (10) e Sonego (28). / Oversport.tv
Foto: Wimbledon Twitter
Top 🔟 seedings
🌱 Gentlemen’s singles#Wimbledon pic.twitter.com/JwDWfypDMu
— Wimbledon (@Wimbledon) June 21, 2022