Wimbledon: Djokovic nuk gabon përballë Norrie, në finale e pret Kyrgios

Novak Djokovic siguron një vend në finalen e Wimbledon për herë të tetë në karrierë. Kampioni në fuqi i turneut londinez ka mposhtur në gjysmëfinale, idhullin e tifozerisë vendase, britanikun Cameron Norrie 3-1.

Norrie ka fituar setin e parë 6-2, por tenisti serb ka përmbysur gjithçka duke fituar tre setet e tjera (6-3, 6-2, 6-4).

Të dielën Djokovic do të ndeshet në finalen e madhe me australianin Nick Kyrgios, që u kualifikua pa luajtur në gjysmëfinale për shkak të tërheqjes së Nadal. Kjo është finalja e 32-të e një Slami për Novak Djokovic. / Oversport.tv

Foto: Wimbledon Twitter