Wimbledon: Nadal tërhiqet për shkak dëmtimi, në finale shkon Kyrgios

Rafael Nadal nuk ia del dot që të vazhdojë garën e tij në Wimbledon. Tenisti spanjoll ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara pas dëmtimit që po e shqetësonte prej kohësh.

Nadal arriti një fitore heroike në çerekfinale përballë Fritz, ku ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale pavarësisht dhimbjeve. Ai duhet të zhvillonte ditën e sotme gjysmëfinalen me Nick Kyrgios, por kushtet fizike e kanë detyruar të tërhiqet.

Sakaq, Kyrgios kualifikohet kështu automatikisht në finalen e madhe të turneu. Ai do të presë në këtë takim fituesin e çiftit, Novak Djokovic dhe Cameron Norrie. /oversport.tv

Foto: Wimbledon, Twitter