Wolfsburg i Van Bommel nuk ndalet, Dortmund fiton duelin e spektaklit

Wolfsburg nuk ndalet në Bundesliga. “Ujqit” kanë triumfuar në ndeshjen e katërt radhazi në kampionat, në po kaq të luajtura. Rivali i tyre, Greuther Furth, nuk rezistoi dot dhe u mposht me rezultatin 0-2 në shtëpi.

Nmecha e dha goditjen e parë që në minutën e dhjetë, ndërsa në shtesa Weghorst me penallti vulosi fatet e ndeshjes. Wolfsburg i Van Bommel e vazhdon kështu marshimin, por vëmendje kryesore në Bundesliga ishte te Bayer Leverkusen-Dortmund.

7 gola të shënuar dhe në fund verdhezinjtë fituan me rezultatin 4-3. “Aspirinat” kaluan tre herë ne epërsi, me Wirtz, Schick dhe Diaby, por Dortmund u kundërpërgjigj me Haaland, Brandt dhe Guerreiro. Në fund norvegjezi realizoi golin e fitores, me penallti.

Ecuri e mirë në fillim edhe për Mainz, që ka marrë fitoren e tretë. Sot ka mposhtur në transfertë me rezultatin 2-0 skuadrën e Hoffenheim. Dy sfida të tjera të kësaj jave janë mbyllur në barazim. Freiburg u ndal me rezultatin 1-1 ndaj Koln, kurse Union Berlin 0-0 kundër Augsburg. / oversport.tv