Wolfsburg nuk humb kohë, zyrtarizohet pasuesi i Mark van Bommel

Florian Kohfeldt është trajneri i ri i Wolfsburg. Klubi gjerman nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin Mark van Bommel, i shkarkuar pas katër humbjes radhazi në kampionat.

Kohfeldt ka nënshkruar deri më 30 qershor 2023, sikurse raportohet në faqen zyrtare të Wolfsburg. Ai do të drejtojë Wolfsburg ditën e enjte, kur edhe do të prezantohet para mediave në prag të ndeshjes kundër Bayer Leverkusen.

39-vjeccari ka drejtuar vetëm Werder Bremen, por e ka bërë për një periudhë 4-vjeccare dhe te Wolfsburg kanë besim se nën drejtimin e tij do të kthehen në rrugën e duhur.

“Nuk më duhej të mendohesha dy herë para se të merrja përsipër këtë sfidë. Është një punë emocionuese dhe mezi e pres.

Do të shfrytëzoj kohën e shkurtër që kam për të përgatitur ndeshjen e radhës. Ka shumë cilësi në këtë ekip dhe do punojmë së bashku për ta shfaqur në fushë”, ka thënë shkurtimisht Kohfeldt. / oversport.tv