Bayer Leverkusen ngjitet në vendin e dytë, pasi ka fituar kundër Mainz me golin e Wirtz dhe ka shfrytëzuar humbjen e Wolfsburg ndaj Hoffenheim.
Ujqit, pas ndalesës së parë, tani provojnë edhe humbjen e parë pas 6 javësh kampionat. Kramaric, Baumgartner dhe Kaderabek zhvlerësuan golin e Baku në minutën e 25-të.
RB Leipzig ka shpërthyer kundër Hertha Berlin, duke triumfuar me rezultatin 6-0. Tre pikë edhe për Union Berlin, që mposhti 1-0 Arminia Bielefeld. E vetmja ndeshje që u mbyll në barazim ishte Eintracht Frankfurt-Koln 1-1.
BUNDESLIGA – JAVA 6
Bayer Leverkusen-Mainz 1-0
Shënues: Wirtz 62’
Eintracht Frankfurt-Koln 1-1
Shënues: Borre 45+6’ / Skhiri 14’
Hoffenheim-Wolfsburg 3-1
Shënues: Kramaric 45+2’, Baumgartner 74’, Kaderabek 82’ / Baku 25’
RB Leipzig-Hertha Berlin 6-0
Shënues: Nkunku 16’, 70’, Poulsen 23’, Mukiele 45+3’, Forsberg (pen.) 60’, Haidara 77’
Union Berlin-Arminia Bielefeld 1-0
Shënues: Behrens 88’
/ oversport.tv