Wolves i dashuruar me portugezët, 50 milionë euro për talentin e radhës

Është arritur marrëveshja mes drejtuesve të Sportingut të Lisbonës dhe Wolverhampton për transferimin në Premier League të Matheus Nunes.

Klubi britanik është i dashuruar me portugezët dhe sipas “Sky Sports UK”, “ujqërit” kanë paguar një shumë të majme për transferimin e mesfushorit në Angli.

45 milionë euro plus 5 të tjera si bonuse kanë bindur Sportingun që të lërë të lirë lojtarin, që tashmë do të bashkohet me koloninë portugeze te Wolverhampton. Në ditët në vijim pritet që Matheus Nunes të kryejë vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën. / Oversport.tv

Foto: Wolves Twitter