Wolves merr tre pikë me vuajtje ndaj Everton, Levante ende nuk di të fitojë

Wolves ka arritur një fitore të vuajtur në fushën e vetë ndaj Everton. Ekipi i Lage shënoi dy gola në pjesën e parë me anë të Kilman dhe Jimenez, duke e çuar rezultatin e pjesës së parë në 2-0. Për të ngushtuar rezultatin mendoi Iwobi që shënoi një gol pas pasimit të mirë të Keane. Më pas të dyja ekipet u përpoqën të jepnin diçka më shumë nga vetja, por pa mundur dot të ndryshoni rezultatin. Kështu, Wolves siguroi fitoren dhe tre pikët në një takim shumë të vuajtur deri në minutën e fundit.

Në LaLiga, Granada ka mposhtur në transfertë Levanten me rezultatin e pastër 3-0. Për miqtë e hapi siparin e golave, Sanchez që në minutat e para të takimit. Më pas do të ishtE Suarez që do të dyfishonte gjithçka në pjesën e parë të takimit. Për të vulosur ndeshjen mendoi Puertas i cili shënoi golin e tretë duke regjistruar edhe rezultatin përfundimtar në tabelë në 3-0.

Në ndeshjen tjetër Rayo Vallecano ka barazuar pa gola me Celta Vigon në një ndeshje që pati shumë raste, por asnjë gol. Të dyja ekipet luftuan deri në fund për të ndryshuar rezultatin, por ishin të pafat. Goditjet e tyre u ndalën nga portierët respektivë duke e lënë rezultatin final në barazim të bardhë 0-0.

PREMIER LEAGUE-JAVA E 10-TË
WOLVES-EVERTON 2-1
Shënues:
Kilman 28’, Jimenez 32’ / Iwobi 66’

LA LIGA-JAVA E 12-TË
RAYO VALLECANO-CELTA VIGO 0-0

LEVANTE-GRANADA 0-3
Shënues:
Sanchez 7’, Suarez 38’, Puertas 69’