WTA Finals Guadalajara : Muguruza-Kontaveit finalja e madhe

Garbine Muguruza do të përballet me Anett Kontaveit në finalen e madhe të WTA Finals që do të zhvillohet sot pas mesnate në Guadalajara. Një finale surprizë pasi përballen numri 5 (Muguruza) në renditjen botërore të femrave me numrin 8 (Kontaveit) në këtë renditje.

Spanjollja mposhti 2-0 (6-3, 6-3) bashkëatdhetaren Paula Badosa në gjysmëfinale, pas një ndeshjeje që zgjati 85 minuta. Muguruza ka më shumë eksperiencë se rivalja e sotme dhe është favorite në prag të finales së madhe.

Anett Kontaveit konfirmoi momentin e mirë që po kalon, duke mposhtur 2-1 në gjysmëfinale Maria Sakkarin. Të dyja tenistet janë ndeshur edhe më parë në këtë turne, pasi ishin në të njëjtin grup. Spanjollja mposhti 2-0 estonezen në atë takim. /Oversport.tv