Xavi: Araujo? Barça e ka qendërmbrojtësin edhe për 10 vitet e ardhshme

Prej kohësh është diskutuar për një largim të mundshëm të Ronald Araujo nga Barcelona, me Manchester United që ka qenë në “pole position” për shërbimet e mbrojtësit. Megjithatë, gjithçka është hedhur poshtë nga trajneri i Barcelonës, Xavi.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Eintracht Frankfurt, trajneri katalanas tha se ai është një garanci për mbrojtjen e Barcelonës dhe se shikon tek ai mbrojtësin e 10 viteve të ardhshme.

“Për ne është një garanci dhe mbështetemi tek ai. Barça e ka gati qendërmbrojtësin edhe për 10 vitet e ardhshme, ose më shumë. Është duke u përmirësuar. Ai është shumë i lumtur në Barcelonë dhe jam i kënaqur me paraqitjet e tij. Ai është një punëtor dhe një person i madh. Vendimi i tij është të qëndrojë te Barça dhe mendoj se është vendimi i duhur”. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook