Xavi-Barça, pritet takim kokë më kokë mes sheikut dhe Laportës

“Nëse do ta mbyllim operacionin Xavi në mënyrë miqësore, atëherë duhet të vish në Doha”. Ky është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e Joan Laportës nga sheiku i Katarit që ka në menaxhim edhe skuadrën ku është aktualisht Xavi si trajner.

Sipas lajmit të publikuar nga gazeta “AS”, sheiku kërkon që të ketë një trajtim special dhe të mos flasë me persona të dytë në këtë çështje të rëndësishme. Kjo do të thotë se presidenti Joan Laporta duhet të hapë axhendën dhe të lërë një takim në Katar.

Me shumë mundësi do të ndodhë ditën e enjte, pasi Al Sadd të luajë kundër Al Duhal. Nuk do të udhëtojë vetëm, por do të ketë një grup personash pranë klubit që do ta shoqërojnë. Ai do të jetë bashkë me Rafa Juste dhe Mateu Alemanyn.

Në kulturën e Katarit është shumë e rëndësishme që të respektosh kundërshtarin, që në këtë rast duket se është Barcelona. Për këtë sheiku Mohamed bin Hamad do të takojë Joan Laportën dhe do t’i japë konfirmimin për largimin e Xavit. Ka një akord mes palëve dhe pritet thjesht zyrtarizimi. /Oversport.tv