Xavi: Barcelona klubi më i vështirë! Topi i Artë? E drejtë kur e merr Messi

Xavi, trajneri i Barcelonës, ka dalë para mediave në prag të ndeshjes kundër Real Betis dhe mes të tjerash e kanë ngacmuar edhe në lidhje me “Topin e Artë” që e mori Leo Messi për të shtatën herë.

“Gjëja e parë që dua të bëj është të përgëzoj Alex Putellas. Gjithashtu e përgëzoj edhe Pedrin për çmimin Kopa. Fitorja e Messit është drejtësia e futbollit. Ne gjithashtu mund të mendojmë se të tjerë e meritojnë atë, por në momentin që ata hapin zarfin dhe thonë se Messi e fitoi atë, atëherë është e drejtë”.

“Unë trajner në ekip femrash? Vitet e fundit futbolli i femrave është rritur shumë. Vajzat janë përmirësuar shumë në aspektin taktik dhe teknik. Kanë gjithë respektin dhe admirimin tim. Kam parë shumë ndeshje, më pëlqen dhe shoh shumë talent. Nuk e përjashtoj që të stërvit një ekip futbolli për femra”.

“Barcelona është klubi më i vështirë në botë. Katalanasit janë shumë kërkues dhe nuk na mjafton të fitojmë, pasi duhet të luajmë mirë. Ne i kushtojmë rëndësi dhe vlerë të madhe fitores kundër Villareal. Gjithsesi e dimë se nuk ishim mirë në disa faza të lojës dhe kur nuk kishim topin”. / oversport.tv