Barcelona arriti që të thyejë dominimin e Realit të Madridit dhe të fitojë titullin kampion në Spanjë këtë sezon, trofe që mungonte që nga sezoni 2018-2019.
Tema kryesore në klubin katalanas këto ditë është merkatoja dhe ka qenë tekniku Xavi ai që ka thënë se çfarë pret nga sesioni veror.
“Zhvilluam një sezon të madh, por duhet të bëjmë hapa të tjerë përpara. Duhet të zvogëlojmë diferencat me rivalët që të jemi konkurrues dhe kemi nevojë për 2 lojtarë për çdo rol. Gjithsesi duhet të jemi të kënaqur sepse arritëm që të merrnim më të mirën e organikës aktuale”, ka thënë mes të tjerash Xavi. / Oversport.tv