Xavi debuton me këmbën e mbarë, rikthen te fitorja Barcelonën  

Xavi ka debutuar me fitore në ndeshjen e tij të parë me Barcelonën pasi mposhti në derbi Espanyolin me rezultatin 1-0. Katalanasit bindën me lojën e tyre pasi e dominuan takimin përgjatë 90 minutave.

Në pjesën e parë ekipi i Xavit nuk ja doli dot të zhbllokonte rezultatin pavarësisht mundësive të shumta që pati. Paqartësia përball portës bëri që rrjetat të qëndronin të paprekura në 45 minutat e para.

Ndërkohë, golin e parë dhe të vetëm të takimit e shënoi Memphis Depay me anë të një 11-metërshi. Holandezi goditi në mesin e portës duke e bërë të pamundur pritjen për Diego Lopez.

Kështu, Xavi rikthen Barcelonën te fitorja pas katër javësh. Ata ngjiten në vendin e gjashtë me 20 pikë, 7 më pak se Real Madridi që ka edhe një ndeshje më pak. /oversport.tv

LALIGA – JAVA E 14-TË
BARCELONA-ESPANYOL 1-0
Shënues:
Depay (pen) 48’